Dikur Osmanin e qonin në qiell, tash e “grijnë” me komente, “sherri i dekretit”

E publikuar: 09/03/2026 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani është gruaja më e votuar në historinë e Kosovës

Ajo, në zgjedhjet e vitit 2021 mori mbi 300 mijë vota duke qenë pjesë dhe prijëse e listës së Vetëvendosjes, si kryetare e GUXO.

Kjo pasi Albin Kurti nuk ishte lejuar të garojë, për shkak të telasheve me drejtësinë.

Koalicioni me Vetëvendosjen dhe fitorja në këto zgjedhje, me mbi 50 për qind, ia solli Osmanit edhe pozitën e presidentes së shtetit, në prill të po këtij viti.

Raporti i saj politik e profesional me shefin e Vetëvendosjes ishte i afërt edhe më parë. Në fakt, qysh prej vitit 2019, kur LDK e VV bënë marrëveshje për qeverisje të përbashkët, pas zgjedhjeve të këtij viti.

Këtë e ka pranuar edhe personalisht Osmani, që në atë kohë u bë kryetare e Kuvendit të Republikës.

“…kam shumë më pak mospajtime e shumë më shumë qëndrime të përbashkëta me kryeministrin aktual. Besoj se këtë edhe zogjtë e malit e dinë, kështu që…”, pati thënë ajo në një takim të përbashkët me Kurtin, më 18 maj 2020.

Duke ditur këto raporte, Osmani u bë e pëlqyer, e preferuar, dhe kryesisht pozitivisht dhe mirë-e-komentuar edhe në rrjete sociale, në radhë të parë prej atyre që mbështetnin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

Por, situata ka ndryshuar drastikisht, këto ditët e fundit, kur Osmani nxori një dekret për shpërbërjen e Kuvendit, pasi ky institucion nuk ia doli të zgjedh presidentin e ri, deri më 5 mars, kur ishte afati kushtetues.

Këtë veprim të kryetares në detyrë, mbështetësit e Kurtit e panë si tradhti. Rrjedhimisht, iu kthyen asaj me komente të ashpra, në pothuajse çdo postim të saj. Kështu ndodhi edhe kur Osmani shkroi e postoi foto me Rifat Jasharin, më 6 mars, për Epopenë e UCK-së.

“Tradhetarot nuk e meritojne me shkue te aj vend”, ka komentuar Dini Kryeziu

Një Bashkim Namani është shfaqur edhe më i ashpër.

“Qa ta ban goja as b… nuk ta ban kshtu mos shko ma përkujtimore të varrezat e familjes legjendare Adem Jasharit se per një kolltuk e shitet sovranitetin e republikës dhe vetvetes ska vot per ty”, ka shkruar ai.

Kritik e deri diku ofendues me koment ka qenë edhe Anuar Asllan Syla

“Marre duhet me te Ardh tradhtare,te mashtroj parja shpia ne Marigona,lakuse edhe lakmuse”, ka thënë ai.

Dekreti i Osmani duket se e ka hidhëruar e dëshpëruar fort edhe Adem Binaj.

“Shumë e pa fytyrë ishe kan Dhelpra Shkupit! Të gjitha like i hjeka”.

Me Osmanin ka thënë se është zhgënjyer edhe një Yetta Luka.

“From Hero to Zero ncncnnc cfare zhgenjimi mjer ti per veti”, ka thënë ajo

Një profil me emrin “Mitro Meriton” ka zgjedhur ta kopjojë me një shprehje si të përafërt të ish ambasadores amerikane në Kosovë, Tracey Jacobson,

“Per Zoti e ke dhi 😤😤😤”, ka shkruar ai ndërsa që Jacobson u kishte thënë politikanëve kosovarë “e kini dhi punën”.

Jo pak komentues e kanë parë zhvillimin me dekretin e Osmanit si pjesë të njëfarë plani për ta rrëzuar Kurtin, e i cili, sipas tyre, është “ideuar” nga Richard Grenelli i Amerikës, Edi Rama i Shqipërisë me Aleksandar Vuciqi i Serbisë

“Fundi i Karieres Politike me bashkpunimin me Edi Ramoviqin. Haram Vota te koft”, ka shkruar Artison Balaj

“Gjdo person q lidhet me Ramen mikun e Vuqiqit sigurisht aj person dot pson fijasko t madhe e ti zonja Presidente fatkesqisht juke bashku valles s Edi Rames e bajsh me shndet”, ka komentuar ndërkaq Berat Opss.

Rauf Suma e ka krahasuar të ardhmen e Osmani me atë të një politikani opozitar, që muaj më parë dha dorëheqje

“Ma ne fund e tregove veten te dobët Vjosa Osmani ju afrove EDI Rames dhe Grenellit , tash të pret fati i Memli Krasniqit”, ka shkruar ai.

E një komentues me emër goxha të përafërt me ish kryetarin e PDK-së, Meli Krasniqi Nako ka pranuar se nuk është me më Osmani, por se do të jetë përherë me Kurtin

“Unfollow e ki Vjosa Osmani. Na tradhetove edhe ti. Gjithmone me Albin Kurti”, ka shkruar ai

Nga dëshpërimi, Islam Jakupi ka vendosur që presidentes t’ia ndryshojë emrin

“Valla shum jam i deshpruar me Burbuqen e shtetit”, ka komentuar ai.

Nehat Miftari i ka dhënë një epitet të rëndë, Osmanit

“E shitura e vitit 2026”, ka thënë ai.

Edhe Albulena Ibraj Krasniqi e ka akuzuar presidenten se kur ë bëri dekretin, më shumë e mendoi veten sesa popullin.

“Ti e qove voten e popullit tend ne borrlog ku dmth se ty per popull spo ta nike hiq e dështuar”, ka komentuar ajo

Enver Rramanaj është i bindur se Osmani nuk ka çfarë të kërkojë më në politikë.

“Je nje loder e korruptume mbaroj karjera jote”, u shpreh ai.