Slab City, një bazë ushtarake e mëparshme e cila u kthye në diçka alternative për komunitetin në Kaliforni të Jugut, ka shërbyer si një hapësirë e sigurt për mijëra të pastrehë, emigrantë dhe pensionistë, që nga vitet 1940.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, i gjendur në veri të kufirit Amerikë-Meksikë në Imperial County, toka publike prej 640 hektarësh tërheq diku nga 100 në më shumë se 4,000 njerëz në ditë, varësisht nga sezoni.
Siç thuhet më tej, shumica e banorëve, vijnë vetëm për muajt e dimrit para se të kthehen në veri, ku moti është më i freskët gjatë pjesës së mbetur të vitit.
Prej njëqind apo më shumë banorë të përhershëm, shumica janë të detyruar të jetojnë atje përmes varfërisë dhe të mbijetojnë sigurimet shoqërore – aty nuk ka rrymë ose ujë të rrjedhshëm.
Dhe siç thuhet më tej, ndonëse nga jashtë nuk duket si diçka e jashtëzakonshme, Slab City është zhvilluar në një hapësirë komplekse me kafene dhe restorante, një klub nate, një bibliotekë dhe madje edhe një fushë golfi.
Ajo merr emrin nga pllakat e betonit që është ndërtuar mbi atë që ishte gjithçka që kishte mbetur nga kampi i Luftës së Dytë Botërore, kur një grup ushtarakësh vendosën të qëndronin pas përfundimit të luftës.
Arkitekti Charlie Hailey dhe fotografi Donovan Wylie vizituan vendin kohët e fundit për shkak të kuriozitetit.
Dhe siç kanë thënë, ata janë më së shumti i impresionuar me infrastrukturën. /Telegrafi/