Blerja e midhjeve, ushqimi i peshkut dhe mbajtja e letrave të bixhozit, konsiderohen të paligjshme në Tajlandë.
Turistët rusë që blenë midhje në një dyqan lokal u arrestuan dhe u dënuan me një vit burg, dhe ata paguan 2.000 dollarë kaucion për t’u kthyer në Rusi.
Përveç ndalimit të turistëve për mbledhjen dhe blerjen e butakëve, ata gjithashtu nuk duhet të ushqejnë peshqit, pasi mund të marrin një vit burgim. Një turiste u arrestua derisa po ushqente një peshk dhe po fotografohej njëkohësisht, por më vonë u lirua pasi pagoi një gjobë të madhe.
Tajlanda ka rregulla të rrepta në lidhje me mbajtjen dhe letrat e bixhozit. Ligji i miratuar në vitin 1935 ndalon posedimin e më shumë se 120 letrave. Nëse ju kapeni me më shumë se dy palë letra bixhozi ose luani në një vend publik, do të arrestoheni.
Në Australi, është më mirë të kontrolloni veten nëse jeni të shqetësuar dhe doni të shani në vend publik, pasi mund të dënoheni deri në 6 muaj burg.
Në Singapor, është e ndaluar lidhja në çfarëdo rrjeti WiFi të hapur të dikujt pa e njoftuar pronarin, pasi do të dënoheni për një sulm hakerik dhe do të merrni të paktën tre vjet burg për këtë vepër penale.
Në “tokën e lindjes së diellit” është e ndaluar të ecësh pa kartë identiteti. Nëse policia ju arreston dhe nuk keni ndonjë dokument, do të merrni të paktën 23 ditë burg.
Nëse vizitoni Emiratet Arabe, mos mbani gjëra të rrezikshme, pasi mund të fitoni disa ditë burg edhe për detajet më të vogla. Një zviceran u arrestua në Dubai dhe u dënua me katër vjet pasi policia gjeti tre pirunë të ëmbëlsirave që kishte ngrënë në një aeroport tjetër.
Amerikanët kanë një ligj që thotë se është e paligjshme t’u jepet ushqim njerëzve të pastrehë në rrugë. Ky ligj është aq serioz sa edhe është arrestuar një prift dhe ishte dënuar me dy muaj burg, pasi kishte gatuar dhe shpërndarë ushqim për të uriturit.
Sipas bindjeve të qeverisë amerikane, nëse dikush dëshiron të bëjë punë humanitare, ata duhet të kërkojnë lejen e administratës së qytetit për ta bërë këtë në vendet që janë të parapara për këtë qëllim, jo në mënyrë të pavarur. /kp/Telegrafi/