Diku deri në 17 euro, e diku më pak se 1 euro: Çmimet më të shtrenjta dhe më të lira të cigareve, në të gjithë botën!

E publikuar: 05/06/2018 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne jemi dëshmitarë të faktit se çmimet e cigareve janë gjithmonë duke u rritur, por kjo siç duket nuk është mjaftueshëm me ndikim, kur bëhet fjalë për lënien e duhanit.

Gjithsesi, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, qeveritë në mbarë botën janë duke u përpjekur për të rritur çmimin e duhanit në mënyrë që të nxisin duhanpirësit që të largohen nga ky ves.

Por, përkundër kësaj, ka edhe më tej shumë të tillë që vazhdojnë të konsumojnë duhanin, madje edhe pse përveç kostos, ai shkakton një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë kancerin ose sëmundjet e zemrës.

Dhe në këtë drejtim, autoritetet që kanë bërë hapin më ekstrem – në rritjen e çmimit – janë ato të Australisë.

Ky vend llogaritet si lider absolut, pasi që për një paketë cigare Marlboro duhet “lënë mënjanë” 16.8 euro.

Australia pasohet nga Zelanda e Re, ku për të njëjtën markë të cigareve, është e nevojshme të “alokohen” 14.9 euro.

Edhe pse deri më tani në Amerikë cigaret ishin shumë më lirë krahasuar me Australinë, duket se situata ka ndryshuar dhe atje, pasi tanimë çmimi për një pako tanimë ka arritur në rreth 11 euro.

Nga ana tjetër, një vend ku cigaret janë më lirë është Kazakistani, pasi atje, për një paketë të Marlboro duhet të paguani 0.9 euro.

Gjithashtu çmimi i tyre i lirë është edhe në Vietnam, Ukrainë, Filipine dhe Pakistan, vende ku për të blerë një pako Marlboro nevojiten rreth 1 euro.

E kur është fjala për vendet evropiane, cigaret janë më shtrenjtë në Norvegji, ku për një paketë të Marlboro, nevojiten rreth 11,5 euro. Çmimet ndiqen nga Irlanda, Britania e Madhe dhe Islanda.

Ukraina, e cila është në listën e vendeve më të lira në botë, në Evropë është vendi me çmimin më të lirë. Më poshtë janë Bjellorusia, Moldavia dhe Rusia, ku çmimi ndryshon midis 1.18 dhe 1.66 euro.

Sa për vendet e rajonit, cigaret janë më të shtrenjta në Slloveni, ku për një paketë Marlboro është e nevojshme të ndani katër euro. /Telegrafi/