Në vendet e Ballkanit Perëndimor, pensionet më të vogla minimale janë në Kosovë, ndërsa më të lartat në Serbi.REL kishte publikuar një infografikë në fund të vitit të kaluar për pensionin minimal dhe maksimal në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Meqenëse infografika është më e vjetër, aty figuron pensioni minimal 90 euro, por tash në vend s’ka pension nën 100 euro.Në Maqedoninë e Veriut, pensioni minimal është 170 euro derisa pensioni maksimal është 938 euro.Pensionet maksimale në shtete e tjera shkojnë mbi 1mijë euro.
Në Mal të Zi, pensioni maksimal është 1 mijë e 100 euro, e minimali 147 euro.
Pensionin maksimal më të lartë nga këto shtete e ka Serbia, apo 1 mijë e 258 euro. Ndërkohë, ai minimal është 136 euro.Në Bosnjë e Hercegovinë, pensioni minimal është prej 160 apo 212 euro, kurse maksimal sillet rreth 1 mijë e 90 euro.