Suhareka vazhdon të jetë njëra nga komunat më të sulmuara nga zjarri i këtyre ditëve. Megjithatë, edhe gjendja aktuale në vend vazhdon të jetë problematike në disa zona.
Duke treguar se kanë dalë edhe shumë vullnetarë për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj tha se po mundohen që të paktën t’i shpëtojnë shtëpitë.
“Malin në këtë pjesë nuk mund të shpëtojmë. Por përpiqemi t’i shpëtojmë shtëpitë”, deklaroi Muharremaj për RTV Dukagjinin.
Kryetari Muharremaj theksoi se u dogj shtëpia e parë si pasojë e këtyre zjarreve, dhe kjo ndodhi në fshatin Vraniq.
“Situata ishte e pamenaxhueshme nga qytetarët dhe zjarrfikësit, pasi që kemi shumë pak zjarrfikës”, tha Muharremaj, duke shtuar se zjarri është afruar edhe drejt shtëpive në fshatin Studenqan, por që situata është e menaxhueshme.

















