Digjet një veturë në Grazhdanik të Prizrenit, dëmi kap vlerën prej 43 mijë franga

E publikuar: 20/03/2024 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një veturë është djegur sot në fshatin Grazhdanik të Prizrenit. Vetura ka qenë me targa zvicerane, njofton Policia e Kosovës.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 20.03.2024 rreth orës 18:40 një qytetar raporton në Polici se përderisa ishte duke ngarë Automjetin e tij Mercedes GLA i vitit 2018, me targa Zvicerane, papritur heton tym dhe një ere benzine në Automjetin e tij ku ndalon për ta shikuar problemin dhe në atë moment Automjetin e ka kapluar zjarri. Pas raportimit në vendin e ngjarjes kane dale policia dhe n zjarrfikësit dhe e kane shuar zjarrin si pasoj e zjarrit automjeti është djegur tërësisht. Viktima deklaron se demi i shkaktuar ka vlerën rreth 43000 Franga zvicerane. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe është filluar rasti “Incident zjarri.”