Digjet një fabrikë në Prizren

E publikuar: 19/10/2022 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një fabrikë e mobilieve të mërkurën rreth orës 13:00 është përfshirë nga flakët në rrugën e Nashefcit, në dalje të Prizrenit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar togeri i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se për momentin nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe zjarrfikësit për shuarjen e zjarrit.

“Një fabrikë e mobilieve është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e Nashefcit, në dalje të Prizrenit. Për momentin nuk ka persona të lënduar. në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit në shuarjen e zjarrit”, ka thënë Bytyqi.