Digjet një barnatore në Prishtinë

E publikuar: 14/11/2020 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ĹöNjë barnatore është përfshirë nga flaka sonte në rrugën “ Dëshmorët e Kombit”, në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga policia, zyrtarët e të cilës kanë dal në vendin e ngjarjes. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Barnatorja është përfshirë nga zjarri rreth orës 18:00. Zjarrfikësit tanimë kanë shuar zjarrin.