Me djegien e kukullave gjigante, mbrëmë, më konkretisht pas mesnate, është mbyllur festivali disaditor “Las Fallas” i cili mbahet në Valencia të Spanjës, me një traditë që daton nga shekulli i 18-të, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vitin 2016, UNESCO vendosi festivalin në listën e trashëgimisë kulturore, ndërkohë që për përgatitjen e sivjeme të tij, zdrukthëtarët dhe artistët e ndryshëm investuan mund dhe kohë që me një punë të përkushtuar të prodhojnë kukullat e quajtura “La Falla”, të cilat u vendosën në 30 lokacione të ndryshme të Valencias ku qëndruan për një javë.
Festivali i sivjetmë u karakterizua nga kukulla “Valencia, Ca la Trava”, e gjatë 41 metra dhe e rëndë 3,8 ton, prodhim i një ekipi zdrukthëtarësh i kryesuar nga Manolo Garcia.
Kukullës gjigande “Valencia, Ca la Trava” iu vunë flakët një orë pas mesnate, në ceremoninë të shoqëruar nga fishekzjarrët e shumta.
Vëmendjen e veçantë të vizitorëve e tërhoqën kukullat gjigante të presidentit amerikan Donald Trump duke ndërtuar një mur, dhe kancelares gjermane Angela Merkel të shfaqur si shefe e recepcionit në hotelin Evropa.
Për të parë festivalin në Valencia kishin ardhur afër një milion turistë, ndërkohë që për tërë manifestimin janë shpenzuar tetë tonelata barut.
Sa për kuriozitet, për pastrimin e hirit i cili mbetet nga ndezja e kukullave, kanë punuar mbi një mijë persona.



















