Digjet flamuri serb në Hoqë të Madhe të Rahovecit, policia nis hetimet

E publikuar: 14/11/2023 11:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa persona kanë djegur pjesërisht një flamur të shtetit serb, te pllaka përkujtimore në hyrje të fshatit Hoqë e Madhe, në Rahovec.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, zyrtarët policorë pas marrjes së informatës për incidentin menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, prokurori është njoftuar në lidhje me incidentin dhe se rasti është duke u hetuar nga njësitë policore.

“ Fsh. Hoqë e Madhe, Rahovec 13.11.2023 – 11:20. Njësitet policore pas pranimit të informatës se është djegur një flamur, ka dalë në vendin e ngjarës dhe kanë vërejtur se në hyrje të fshatit te pllaka përkujtimore, nga persona të panjohur është djegur pjesërisht një flamur i shtetit serb. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti është iniciuar si “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”.