Një veture zyrtare, pronë e Administratës Tatimore e Kosovës i është vënë zjarri mbrëmë në Ferizaj.
Burime policore bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafë Goga” dhe se intervenimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe njësiti i zjarrfikësve ka intervenuar duke e lokalizuar zjarrin. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, raportohet se bëhet fjalë për veturë të tipit ‘Toyota’. Vetura ka dëme nga zjarri vetëm në brendi , ku edhe është gjetur një gur me të cilin është thyer xhami”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë, Agim Gashi.
Lidhur me rastin nuk ka të dyshuar, ndërsa mësohet se hetuesit policorë në konsultim me prokurorin e shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin