Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij, raporton Express.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës.
Express mëson se viktima ishte duke jetuar vetëm, ndërkaq sipas ekspertëve shkaktare e zjarrit dyshohet të ketë qenë stufa e cila ka qenë e ndezur.
Kur policia dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e karbonizuar të 68-vjeçarit D.Sh.


















