Shtëpitë kanë marrë flakë në qytetin e peshkimit Grindavík në jugperëndim të Islandës pasi një vullkan shpërtheu për herë të dytë në më pak se një muaj.
Dy çarje u formuan pranë qytetit të dielën pas një rritje të aktivitetit sizmik që bëri që autoritetet të evakuonin komunitetin një ditë më parë, shkruan The Guardian.
Shpërthimi i parë filloi në orën 8 të mëngjesit kur një çarje u hap në tokë rreth 450 metra larg qytetit. Barrierat mbrojtëse prej dheu dhe shkëmbi e shtynë llavën që në çarjen e parë larg qytetit. Megjithatë, një çarje e dytë më pas u hap rreth mesditës në skaj të qytetit, me llavën që përfshiu shtëpitë.