Në orët e hershme të mëngjesit në Mitrovicë ka ndodhur një ngjarje e pazakonshme. Janë djegur katër autobus të një kompanie
Përveç tjerash, ka marr lëndime edhe një person. Ai është djali i pronarit, i cili në 3 të mëngjesit ka shkuar në tentim për të fikur zjarrin, raporton lajmi.net
Burime të lajmi.net thonë se dikush përveç që ka vënë zjarrin edhe e ka lidhur rojën e kësaj kompanie, por një gjë të tillë nuk e konfirmon Policia.
Vetëm konfirmojnë se ka ndodhur rasti dhe thonë se pritet të bëhet ekspertiza.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti thotë se rasti është ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.
“Në periferi të qytetit, janë djegur katër autobus të një kompanie që kanë qenë të parkuar në atë zonë. Nuk ka ende dyshime konkrete e as të dyshuar, po pritet ekspertiza që del sot dhe pastaj vazhdohet me hetimet”, tha ai për lajmi.net.
Ndryshe, bëhet fjalë për kompaninë “Boletini” që punojnë në relacionin Mitrovicë – Prishtinë dhe anasjelltas, e që verës kanë edhe udhëtime për në bregdet.
Burimet tregojnë që kohë më parë kjo kompani kishte mosmarrëveshje me disa kompani të tjera.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/digjen-kater-autobuse-ne-mitrovice-116599/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright