Digjen dy vetura në parkingun e një autosalloni në Graçanicë

E publikuar: 04/01/2026 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është raportuar se një person i panjohur ua ka vënë zjarrin dy veturave në parkingun e një autosalloni

Policia ka bërë të ditur se zjarri është shuar dhe se rasti është duke u hetuar.

“Raportohet se një i dyshuar i panjohur i kishte vënë zjarrin dy veturave në parkingun e një auto salloni. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë.