Lufta kundër piraterisë televizive po shoqërohet me një fushatë të gjerë bllokimit të kanaleve që piratohen në mënyrë ilegale.
Ndërhyrja e Dixhitalb, një prej operatorëve të licencuar në tregun e mediave audiovizive, ka bërë që programet që ofrohen prej tij të jetë e pamundur te ndiqet nga platformat pirate.
Ky operator vazhdon intensivisht bashkëpunimin me organet ligj-zbatuese brenda dhe jashtë vendit, por edhe nëpërmjet përdorimit të teknologjisë për të goditur çdo formë piraterie që cenon programin dhe interesin publik raporton TV Klan.
Përveç se është e dënueshme me ligj, pirateria do tu kushtojë financiarisht dhe nuk do të plotësojë kërkesat e qytetarëve për të marrë programin në cilësinë dhe sigurinë e dëshiruar.
Ky operator thotë se të vetmet programe të licencuara janë vetëm ato që shiten në pikat e autorizuara prej këtij subjekti.