Në artikullin e gazetarit Berthold Seewald, redaktor për historinë kulturore në gazetën “Die Welt”, në artikullin me titull “Historia para Tsipras: Greqia e ka shkatërrue edhe njihere ma heret rendin n’Europë”, thuhet se grekët e sotëm janë mbasardhës të sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve.
Sipas gazetarit, Greqia “prishi” rendin e paqes të vendosun në Europë në Kongresin e Vjenës në vitin 1815, mbas rrximit të Napoleonit dhe e la kontinentin me u shperba. Seewald nji nga arsyet e kësaj sjellje te grekëkeve e gjen ne faktin se ata nuk janë europianë në të vërtetë.
“Ideja se grekët modernë janë mbasardhës të Perikliut apo Sokratit dhe jo nji miks i sllavëve, bizantinëve dhe shqiptarëve asht nji dogmë në sistemin arsimor n’Europë”, shkruen ai, raporton Shqiptarja.com.
Analiza e tij bazohet te libri i Jakob Philipp Fallmerayer, i cili thoshte se, bazue ne emnat sllavë dhe shqiptarë mes të dhanave të tjera, “raca helene asht zhdukun nga Europa” dhe se “asnji pikë e pastër gjaku helene nuk rrjedh në venat e popullsisë kristiane të Greqisë moderne”.
“Die Welt”: Grekët e sotëm janë shqiptarë, sllavë dhe bizantinë
NGA KATEGORIA