“Die Welt am Sonntag”: Pacolli, ka mashtruar punëtorët nga Kosova në Kazakistan (Foto)

05.04.2015 23:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Die Welt am Sonntag”: Pacolli, ka mashtruar punëtorët nga Kosova në Kazakistan (Foto)

Gazeta prestigjioze gjermane “Die Welt am Sonntag” ka akuzuar oligarkun dhe politikanin e dështuar kosovar Behgjet Pacolli se përmes firmës së tij “Mabetex” ka mashtruar punëtorët nga Kosova, të cilët i dërgon në kantieret e Kazakistanit. Në një reportazh nga fshati Likofc i Drenicës gazeta gjermane përshkruan mjerimin dhe varfërinë dhe përmend shembullin e Gazmend Ahmetit, i cili ishte nisur për në Kazakistan që të fitojë ndonjë metelik.

“Ky murator shkoi atje pas premtimit të një njeriu, i cili është i famshëm si biri më i suksesshëm i vendit: Ai quhet Behgjet Pacolli. I rekrutuar nga firma zvicerane Mabetex e Pacollit Gazmendi do të ndërtonte në Kazakistanin diktatorial godina prestigjioze për regjimin e atjeshëm. Shtatë franga zvicerane në orë – për rrethanat kosovare nuk është rrogë e keqe. Në arenën ndërkombëtare Pacolli më shumë është famëkeq se sa i famshëm si ‘shqiptari më i pasur në botë’. Dhe Gazmend Ahmeti shumë shpejt do ta kuptonte përse: ai nuk mori rrogë për punën e tij. Në vend të kësaj ai qe i detyruar të jetojë nga paratë e xhepit prej 100 dollarë. Tek pas gati një viti ai mori rrogën e tij. 200 kosovarëve të tjerë në kantier u bëri vaki e njëjta gjë. ‘Mendoj se ata kanë fituar me rrogat tona’, supozon Gazmendi”, shkruan “Die Welt am Sonntag”, transmeton koha.net.
Kjo gazetë e quan këtë episod tipik për mënyrën se si bën biznes Pacolli. “Mashtrime të tilla atij i kanë ndihmuar në karrierën e tij, e cila e ka ngritur deri te posti i zëvendëskryeministrit (të Kosovës). Njëkohësisht kjo ambicie tepër e madhe është arsyeja e dështimit të tij të mëvonshëm (në politikë, vër. e red.)”.

Duke përshkruar biografinë biznesore të Pacollit, “Die Welt am Sonntag” nënvizon se ai e ka vendosur bazën për pasurinë e tij duke bërë pazare me biznesmenë nga Europa Lindore, të cilët kuptohen duke ia mbyllur syrin njëri-tjetrit. Në vijim gazeta përmend edhe akuzat për korrupsion që drejtësia zvicerane ka ngritur kundër Pacollit në lidhje me renovimin e Kremlinit. Sipas “Die Welt am Sonntag” Pacolli ndërkohë është specializuar për sundimtar me dëshira të posaçme. Diktatorit të Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev ai ia ndërtoi një pallat të ri presidencial. Duke iu referuar librit të ish-dhëndrit të Nazarbajevit, i cili së fundi bëri vetëvrasje në një qeli burgu në Austri, gazeta gjermane shkruan se në vitin 1995 Pacolli organizoi pushimet në Mesdhe për familjen e presidentit të Kazakistanit.

“Pacolli na çoi në një restorant me emrin ‘Pirati’, jo larg Monakos”, shkruan Rashat Alijev në librin e tij. Sapo ishte futur në restorant Nursulltan Nazarbajevi kishte marrë një pjatë dhe e kishte shikuar me tërbim. Të gjithë ishin shtangur.

Pastaj presidenti kishte hedhur pjatën në tokë dhe kishte bërtitur: “Ç’është kjo, ky nuk është pushim, dreqi e marrtë!” Befas kishte filluar të bërtasë edhe pronari i lokalit, pastaj Nazarbajevi kishte hedhur një karrige në oxhakun e ndezur. Mandej të gjithë kishin qeshur, pronari i restorantit, presidenti, Pacolli – sepse, siç shkruan gazeta gjermane duke u thirrur në librin e Rashat Alijevit, krejt kjo zhurmë ishte bërë me marrëveshje si një lloj shërbimi i posaçëm dhe spektakël me pagesë. Përkundër kësaj biografie të dyshimtë dhe qesharake, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi e kishte bërë Pacollin madje president të Kosovës, shkruan “Die Welt am Sonntag”. Kjo gazetë nënvizon se Pacolli është demaskuar pasi janë bërë publike praktikat me të cilat ai bën biznes. Rroga të papaguara, akuza për korrupsion dhe kontakte me Rusinë e padëshiruar kanë gërryer imazhin e tij. “Derisa shumica e shqiptarëve përkrahë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO, Pacolli hapur mbante kontakte me Moskën, e cila kundërshton lidhjen me Perëndimin të ish-republikave sovjetike. Cila ishte pasoja e krejt kësaj? Më 2014 partia e Pacollit në zgjedhje nuk arriti të futej as në parlament”.

die welt

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Prokuroria: Sheholli vepronte me urdhra të BIA-s, kishte plan për ndërhyrje në zgjedhje

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Kurti në 27-vjetorin e Policisë: Falë punës së tyre, krimi s’ka vend në Kosovë

Komunat e VV-së e bojkotuan protestën ndaj Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Komunat e VV-së e bojkotuan protestën ndaj Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Edi Rama: Serbinë është mirë ta kesh në tryezë e t’i thuash se s’mund të bësh funeral shtetëror për një kasap

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Hamza: Nga sot, PDK-ja hyn në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Kundërshtimi i Sejdiut nga 6 deputetët e LDK’së, Haziri: Janë edhe 6 të tjerë me hezitime serioze që bëjnë 12

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Haziri: Emri i Bekim Sejdiut për president është propozuar nga të dyja partitë, jo veç nga LDK-ja

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë për krimet e luftës në Prekaz, Isufaj: Është e para për vrasjen e civilëve në familjen Jashari

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Abdixhiku: Po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, mungojnë numrat për të çuar proceset përpara

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Njoftim i rregullt pas zhvillimeve në dy partitë

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së

Keqardhje, por jo dorëzim”, Abdixhiku godet 6-shen: Zgjedhjet e reja s’kanë qenë agjendë e LDK-së