“Diçka nuk shkon me Hagën, pafajësimin e një krimineli si Sheshel dhe akuzimin e luftëtarëve të UÇK-së”

E publikuar: 07/04/2016 22:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri shqiptar Edi Rama është i ftuar në Zona e Debatit në Klan Kosova.

Ai ka folur për vendimet e Gjykatës së Hagës duke thënë se është diçka që nuk shkon.

“Është një arsye shumë e fortë për të parë se diçka nuk shkon, me pafajësimin e një krimineli si Sheshel dhe në anën tjetër akuzimin e luftëtarëve të UÇK-së”.

Rama ka thënë gjithashtu se në vizitë vizitën e tij në Beograd i ka thënë kryeministrit serb se pavarësia e Kosovës është diçka tashmë e përfunduar.

“Unë ia thashë kryeministrit serb që sot duket sikur është përbmys bota për ty, por pavarësia e Kosvës është një e vërtet që do të lehtësojë ty”.