Çmimet mesatare të derivateve në vendin tonë sërish kanë shënuar rritje ditëve të fundit rreth 5 centë për litër.
Këtë shtrenjtim të çmimeve të derivateve nuk e kanë mirëpritur qytetarët e hiç më pak edhe taksitë.
Derisa nga Shoqata e Naftëtarëve këtë ngritje e arsyetojnë me rritjen e çmimeve në bursat ndërkombëtare.
Ndërkaq, kryetari i kësaj shoqate ka mohuar të ketë rritje të çmimeve të derivateve si rrjedhojë e ardhjes së bashkatdhetarëve për festat e fundvitit.
Në tregun e Kosovës një litër naftë sillet nga 1. 20 euro-centë deri në 1. 29 euro-centë, ndërsa benzina prej 1. 22 euro-centë deri 1. 28 euro-centë.