Lajmet

Dialogu, peng i formimit të qeverisë së re të Serbisë

07.07.2016 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dialogu, peng i formimit të qeverisë së re të Serbisë

Formimi i Qeverisë së re të Serbisë është i domosdoshëm për vazhdimin e dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, në Prishtinë, autoritetet qeveritare thonë se do të insistojnë që procesi të dinamizohet, sidomos në rrafshin e zbatimit të marrëveshjeve, duke adresuar fajin për ngecje te Beogradi zyrtar.

Vazhdimi i dialogut në nivelin e lartë politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel mbetet i ndërlidhur me formimin e qeverisë së re të Serbisë.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar zyrtarët e Bashkimit Evropian në Bruksel, të cilët kanë deklaruar se data, agjenda dhe formati i takimit të ardhshëm mund të caktohen vetëm pasi që në Beograd të jetë formuar qeveria e re.

Ndërkohë në Prishtinë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se janë të gatshëm që të vazhdojnë dialogun, por duke insistuar se nuk mund të hapen tema të reja, pa u zbatuar fillimisht marrëveshjet e arritura.

Valon Murtezaj, zëvendësministër i Jashtëm në qeverinë e Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të paktën tri marrëveshje të cilat Serbia nuk i ka zbatuar.

“Qeveria e Kosovës do të insistojë që të zbatohen marrëveshjet të cilat nuk janë zbatuar nga pala e Serbisë…e kam fjalën për telekomin, përkatësisht kodin telefonik për Kosovën, pastaj energjinë, si dhe lëvizjen e lirë mbi urën e Ibrit. Pra, këto janë tri momentet e mëdha për të cilat Kosova do të insistojë pa shkuar në hapat e mëtejmë në dialog”, ka deklaruar Murtezaj.

Ndërsa po qëndron në një vizitë zyrtare në Londër për të diskutuar me autoritetet e atjeshme pas referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, diplomati Murtezaj ka thënë se nuk pret që në këtë rrafsh politikat e BE-së do të ndryshojnë diçka në dialogun aktual ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kurse në lidhje me ndryshimet në procesin e dialogut me Serbinë, Murtezaj ka thënë se në radhë të parë duhet të shtohet dinamika e zbatimit të marrëveshjeve.

Zvarritjet, sipas tij, janë pasojë e politikave të Beogradit. Në radhë të parë, Murtezaj thotë se Beogradi duhet t’i zhbëjë strukturat paralele që ka ngritur në komunat me shumicë serbe, si parakusht i domosdoshëm për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si një prej marrëveshjeve kryesore të dialogut politik.

“Zhbërja e strukturave paralele krijon parakushte për të ecur përpara. Po flasim për struktura paralele të cilat nuk i respektojnë institucionet e Kosovës. Ato, nganjëherë janë struktura paralele të dyfishta, pra edhe ndaj pushtetit qendror edhe ndaj komunave aktuale që qeverisen sipas votës së lirë, pra në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Murtezaj.

Ndërkohë, analisti, Arben Qirezi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë këmbëngulëse në kërkesat për zbatimin e marrëveshjeve dhe ndryshimin e formatit të dialogut.

Sipas tij, qëllimi i dialogut duhet të jetë eliminimi i ndikimit të Beogradit në Kosovë dhe shtrirja e sovranitetit të plotë të institucioneve të Kosovës në gjithë vendin, me theks të veçantë në komunat e banuara me shumicë serbe. Qirezi ka vlerësuar se deri më tani, dialogu nuk e ka zbehur ndikimin dhe rolin e Serbisë brenda territorit të Kosovës.

“Rezultatet e këtij dialogu kanë qenë plotësisht në kundërshtim me synimet parimore të Kosovës, të cilat janë krijimi i një shteti stabil shumë-etnik, në të cilin serbët e Kosovës janë të integruar. Por, ajo çka po shohim ne prej vitit 2013 e këndej, në fakt nuk është integrim i serbëve të Kosovës, por ndarje edhe më e madhe si dhe thellim të rolit të Beogradit në Kosovë”, ka thënë Qirezi.

Në rrafshin global, dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po zhvillohet në kohën kur Bashkimi Evropian po përpiqet t’i çojë tutje politikat e zgjerimit, ndërkohë që Rusia po provon një shtrirje të ndikimit të saj në Ballkan, duke u mbështetur te aleatët tradicional, siç është Serbia.

Arben Qirezi thotë se disa koncesione, që po i bën Kosova në këtë dialog, mund të ndërlidhen edhe me përpjekjet e Bashkimit Evropian që si synim kanë sigurinë rajonale, ku Serbia shihet si një faktor mjaftë i rëndësishëm.

“Po shihet që Bashkimi Evropian e ka në rend të dytë stabilitetin e brendshëm politik të Kosovës. BE-ja më shumë mendon për stabilitetin rajonal dhe në këtë kontekst Serbinë e sheh si një aktor të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit evropian, pikërisht për shkak se Serbia është më e afërt me Rusinë”.

“Natyrisht që duke e detyruar Kosovën të bëjë koncesione ndaj Serbisë, dëshiron që në këtë mënyrë ta mbajë Serbinë brenda binarëve të integrimeve evropiane”, ka thënë Qirezi.

Dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Përmes këtij procesi është menduar që të arrihet deri te normalizim i marrëdhënieve ndërmjet dyja vendeve, si dhe të bëhet integrimi i komunitetit serb në kuadër të sistemit ligjor e kushtetues të Kosovës.

Përparimet apo ngecjet në këtë dialog është thënë se do të diktojnë më pas dinamikën që do të ecin të dyja shtetet në proceset integruese evropiane. (REL)

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje