Ahmet Isufi / Foto: Lumi Hd
Kandidati për deputet nga AAK, Ahmet Isufi ka komentuar rreth dialogut Kosovë-Serbi, dialog që zhvillohet nën mbikqyrjen e BE-së, qysh nga fillimi i tij.
Duke komentuar mbi të arriturat e tij deri më tani, Isufi thotë se si parti por edhe ai personalisht, pret që dialogu të kalojë në Washington sepse SHBA di të bëjë marrëveshje e të marrë vendime.
“Ato marrëveshje të cilat janë arritë, që janë obligim i institucioneve të Kosovës duhet të bëhen në mënyrën më të mirë me Bashkësinë Ndërkombëtare, në këtë rast edhe unë kisha thënë që presim që edhe dialogu të kalojë në Washington sepse e kemi parë që ShBA-të dijnë të bëjnë edhe marrëveshje, dijnë edhe të marrin vendime. Ne e dimë rastin e një marrëveshje që ka ekzistu e për një moment është bërë njohja nga Izraeli … ” – u shpreh ai në KTV, përcjellë infosot.com
Sipas tij, kjo do të dërgonte në marrëveshje më të hershme duke i pasur parasysh raportet e mira dhe respektin që Kosova gjithmonë ka mbajtur drejt ShBA-ve.