Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ende nuk ka marrë ftesë për takim në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata kanë lënë pezull dhe pa marrëveshje diskutimin për çështjen e energjisë, telekomit, Asociacionit të Komunave serbe dhe barrikadën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Se Prishtina zyrtare ende nuk ka marrë ftesë nga Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, këtë e ka bërë të ditur Valon Murtezaj, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa.
“Nuk ka ndonjë ftesë për takim apo datë të përcaktuar,” ka thënë Murtezaj. /Tribuna Channel/