Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do ta presë në takim, të enjten në orën 12:00, përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles.
Dy ditë më parë, zëdhënësi i Borell, Peter Stano, i ka thënë radios Evropa e Lirë se shefi i tij do të qëndrojë së pari në Prishtinë e pastaj në Beograd dhe se temë do të jetë shqyrtimi i mundësisë për rifillimin e dialogut dhe normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë është në nëntor të 2018-s, kur Kosova vendosi taksën 100 për qind ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.
Zyra e BE-së, me një njoftim ka bërë të ditur se Borell do të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 janar.
Sipas njoftimit, ai do të takohet me presidentin Thaçi, përfaqësues të partive, të organizatave të shoqërisë civile si dhe do ta përurojë një projekt të BE-së.
Por, sipas agjendës, ai s’do të ketë takime me kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, apo të mandatuarin nga presidenti për kryeministër, Albin Kurti.















