Politikani serb, Borko Stefanoviq, ka bërë thirrje për Bashkimin Evropian që të mos bëjë marrëveshje me Aelsakdenr Vuçiqin, meqë sipas tij “është gjithmonë e rrezikshme të bësh marrëveshje me diktatorët në largim, të cilat ndajnë interesat si bixhozxhinj të dehur në këmbim të mbetjes në pushtet”, shkruan Danas.
Stefanoviq ka thënë se “s’ka zgjidhje të qëndrueshme për serbët në Veri të Kosovës, derisa për të diskutojnë njerëz si Vuçiqi dhe Kurti”, të cilët sipas tij “s’kanë hequr dorë nga dhuna apo lidhjet me krimin”.
Këto deklarime Stefanoviq i ka bërë në konferencën për migracionin dhe perspektivën evropiane të Ballkanit./Express/