Udhëheqësi i opozitës Alexei Navalny , i njohur gjithashtu si armiku më i madh i Putinit, është dënuar e burg nga një gjykatë ruse raporton “The Guardian”.
Navalny u dënua të hënën me 20 ditë burg, kështu që nuk do të jetë në gjendje të udhëheqë një tubim të madh që kishte planifikuar të zhvillonte në Shën Petersburg, në 65 vjetorin e Presidentit rus, Vladimir Putinit.
“Dënimi im është një dhuratë për Putinin për ditëlindjen e tij”, tha Navalny në një sallë gjyqi në Moskë.
Aktivisti 41-vjeçar u ndalua të premten duke bërë plane për një tubim në një qytet provincial.
Ai u akuzua nga policia për shkelje të përsëritur të një ligji për organizimin e takimeve publike, që dënohet deri në 30 ditë në burg.
Navalny ka thënë se do të kandidonte për president në zgjedhjet e ardhshme të marsit, por autoritetet zgjedhore kanë thënë se nuk ka të drejtë, sepse po vuan dënimin. /SYRI.net/


















