Produkte të shumta ushqimore u nxorën nga depot e kompanive për t’iu dhuruar familjeve në nevojë.
Drejtuesit e organizatës Maat, në bashkëpunim më donatorë për të tretin vit radhazi gëzuan disa nga familjet e varfra në Prishtinë.
Në fakt 156 familje skamnore përfituan gjëra të nevojshme ushqimore në prag të ndërrimit të motmoteve.
Drejtuesit e kësaj organizate u janë mirënjohës bizneseve kosovare që bënë të mundur shpërndarjen e këtyre ndihmave.
Projekti u mbështet edhe nga mërgimtaret.
Të dielën, ndihmat u shpërndanë në Prishtine. Shpërndarja e tyre do të vazhdojë edhe fshatrave për rreth kryeqyteti.


















