Në Gjilan, një grua ka raportuar në polici se është dhnuar seksualisht nga një burrë pa dëshirën e saj.
Sipas policisë, I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan 11.07.2025 – 14:00. Më 18.07.2025 viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Në një rast tjetër, Policia njofton po ashtu se dje në Gjakovë është arrestuar i dyshuari për shkak se e ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij. Sipas policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.















