Petrit Gashi
Ajo çka po dëgjojmë ditëve të fundit nga akteret e luftës e paqes dhe bartësit kryesor sikur na dërgon në një mendim se askush nga këta përveç popullit nuk ishte për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Lozja me figura eminente dhe dhunimi i vlerave të tyre të përbashkëta mbi të cilat u shkrua historia e re e Kosovës, si duket po hynë një një segment të rrezikshëm ku madje as armiqtë tanë nuk e kanë menduar një gjë të tillë.
Zgjedhja e një presidenti nën tymin e gazit, me protesta të panumërta dhe mbi dy marrëveshje të cilat shkelen sovranitetin vendit duke përfshirë edhe presionin dhe blerjen e deputetëve, tregon se në këtë vend vetëm pushteti është i rëndësishëm. Ndërkohë që vëmendja qytetare tërhiqet mbi përplasjet e komandanteve dhe mbi ideologjinë e mirëfillta të lëvizjes paqësore, populli dhe qytetari i thjeshtë vëmendjen e ka të barku i zbrazur dhe të nevojat elementare për jetë.
Asnjë projekt i Serbisë nuk do ta kishte sjellë Kosovën në këtë gjendje sa e kemi sjellë NE të gjithë se bashku, madje në këtë rast duke e fajësuar edhe popullin për heshtjen e tij të stërzgjatur. Hedhje e benzinës situatës në të cilët është krijuar tregon për bagazhin anti-kombëtar të disa pseodo-patrioteve që për një tender janë në gjendje të ndryshojnë komplet historinë e vendit dhe të shkelin mbi gjakun e me të dashurave të tyre.
Askush nuk mund të hedhe as dyshimin me të vogël se lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe e domosdoshme, dhe askush përkundër tendencës nuk mund ta njollos emrin e Komandantit legjendar Adem Jashari për politika ditore e për rritje të pazarit të tyre, por duhet ditur se ky popull me shumë se për çdo gjë ka nevojë për buke, ka nevojë për ilaçe dhe ju që flisni mbi gjakun e dëshmoreve e keni pasuruar vetveten në kurriz të këtij populli dhe asnjëherë nuk ju shkoj mendja tek shokët qe mbi veprat e tyre u ngritët.
A s’ju vjen turp kur ushtarët tuaj vdesin për bukë, fëmijët e dëshmoreve për ilaçe dhe invalidët për përkujdesje shëndetësore, ndërsa ju ende vazhdoni të ndani popullin në dysh. A nuk ju vije turp që për një karrige jeni në gjendje ta shuani shpresën e qytetareve për një jetë më të mirë në vendin e tyre ndërkohë që blini deputet me votën e popullit për ta ruajtur pozicionin pushtetar.
BOLL MA! ky popull nuk do durojë dhe vuajtjet e juaja do janë me të mëdha se plagët tona. NE 17 vite rresht u gënjyem duke besuar në lidershipin tuaj, por ju do leni një njollë të zezë jo vetëm për vendin por edhe tek pasardhësit tuaj. Liria e Kosovës nuk është meritë e juaj. Liria e Kosovës është meritë e dëshmoreve , ushtareve, invalidëve dhe e veteraneve të UÇK-së. Ajo është merite e shume të burgosurve që sakrifikuan jetën e tyre për komb e flamur, dhe në veçanti Ajo u ndërtua mbi kurrizin e drejtë të Adem Jasharit, dhe ai ose ajo që nuk ka fytyrë të del para varrit dhe familjes së tij nuk është as kombëtar e as liridashës, ai thjeshtë sfidon edhe vet shtetin e Kosovës.
Ne po vdesim për bukë dhe ju ngriteni pazarin për poste, turpi do ju mbulojë një ditë!