Dhunë familjare në Prishtinë, burri rrah gruan

E publikuar: 27/04/2015 14:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një rast i dhunës familjare është shënuar dje në kryeqytet.

Policia e Kosovës thotë se dje pasdite kanë marrë një informacion se një femër është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia raporton se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor.

Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti thuhet është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.