Në 46 sekondat e fundit të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Kosovës mes KB Pejës dhe KB Bashkimit, takimi u ndërpre papritur për shkak të sjelljes së pakontrolluar të tifozëve vendas.
Tifozët pejan, të pakënaqur me rezultatin, filluan të hedhin sende në fushë dhe tentuan të sulmonin basketbollistët e skuadrës së tyre, duke krijuar kaos në stadium, shkruan Gazeta Express.
Në momentin e ndërprerjes, rezultati ishte 70-72 në favor të Bashkimit, i cili me këtë fitore siguron kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Autoritetet e sportit po vlerësojnë tani masat disiplinore ndaj Pejës dhe tifozëve të saj.

















