Dhuna mund të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave

23.11.2015 09:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Dhuna mund të dëmtojë procesin e liberalizimit të vizave

Ulrike Lunacek, nënkryetare e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën thekson për DW, se problemet në Kosovë nuk mund të zgjidhen me dhunë dhe se opozita duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Deutsche Welle: Opozita në Kosovë ka bërë të ditur se do t’i shtyjë protestat deri më 28 Nëntor. Ndërsa organet e sigursë kanë vazhduar kërkimin e personave të dyshuar për dhunë. Ndër të kërkuarit është edhe Albin Kurti. Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Kosovë?

Ulrike Lunacek: Unë e kam thënë shumë hapur edhe në bisedimet e fundit me përfaqësuesit e opozitës në Kosovë se e dënoj shumë ashpër përdorimin e dhunës në parlament. Kjo nuk është rruga për zgjidhjen e problemeve me mjete demokratike. Dje kam qenë shumë e lumtur kur dëgjova se opozita ka vendosur që të paktën t’i shtyjë protestat deri më 28 Nëntor. Opozitës i kam kërkuar që të heqin dorë nga protestat deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në janar. Ajo duhet të kthehet në parlament dhe të debatojë për çështjet, për të cilat Vetëvendosja pohon se janë shumë të rëndësishme – pra gjendjen sociale dhe ekonomike në vend, sepse në seancën e fundit u debatua për buxhetin e shtetit të Kosovës për vitin 2016. Shpresoj se arsyeja do të kthehet tek partitë opozitare dhe ato do ta kuptojnë rolin e tyre të detputetit. Ata nuk duhet të bllokojnë parlamentin, por duhet të përpiqen që t’i ndryshojnë gjërat me argumente. Unë i kam theksuar edhe opozitës se përdorimi i dhunës, në veçanti në parlament, por edhe jashtë tij, e dëmton shumë pozitën e Kosovës në Bashkimin Evropian. Dhe nuk do ta dëshiroja aspak.

Për qëndrimin e BE do të flasim pak më vonë, por t’i kthehemi protestave të ardhshme të cilat do të mbahen më 28 Nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo është një ditë me plot emocione për shqiptarët edhe në Kosovë. Disa liderë opozitarë kanë thënë madje se ajo çfarë ka ndodhur deri tani nuk është asgjë në krahasim me atë që mund të ndodhë më 28 Nëntor. Keni frikë nga përshkallëzimi i dhunës?

Unë shpresoj se nuk do të ketë dhunë. Shpresoj se do të kuptohet se konfliktet nuk mund të zgjidhen me dhunë. Kosova e di që nga koha e vuajtjeve nën diktaturën e Millosheviqit, në kohën e zotit Rugova, se si duken protestat paqësore. Shpresoj se Kosova do t’i kthehet kësaj fryme, sepse dhuna nuk i zgjidh problemet. Më duhet të them edhe një gjë: sipas njohurive të mija, ligjet e Kosovës parashikojnë që nga viti 2011, që deputetët mund të arresohen pa heqjen e imunitetit nga shumica parlamentare. Në Parlamentin e Austrisë është ndryshe, sepse kërkohet heqja e imunitetit. Ndonëse unë mendoj se është pak problematik, në Kosovë ky rregull ekziston pra prej vitit 2011.

Ulrike Lunacek dhe Bahri Cani

Ulrike Lunacek dhe Bahri Cani

Opozita në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që të tërheqë nënshkrimet nga marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe nga marrëveshja për demarkacionin e kufirit Kosovë-Serbi. Parë nga perspektiva e Brukselit, i cili ndërmjetëson në dialogun me Serbinë, a është e mundur tërheqja e këtyre nënshkrimeve?

Kjo me siguri që është e vështirë. Me sa di unë, marrëveshja me Malin e Zi është arritur pas negociatave të udhëhequra mirë. Detajet nuk i di, por mua më është thënë se marrëveshja është në rregull. Kjo nuk është pjesë e dialogut, për të cilin jam e interesuar shumë. Ndërsa Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, me kerkesë të presidentes Atifete Jahjaga, duhet të vlerësohet tani nga Gjykata Kushtetuese dhe kjo është legjitime. Ndaj edhe kërkoj nga opozita që të kthehet në parlament dhe të debatojë për gjërat e tjera, deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Marrëveshja është pezulluar dhe duhet të presim vendimin e Gjykatës. Nëse ajo vendos që dy apo tri gjëra nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, atëherë ajo duhet të rinegociohet në dialog. Por opozita duhet ta presë këtë vendim dhe mos të përpiqet ta ndryshojë atë me protesta të reja. Këto vendime merren në institucione.

Mendoni se është rrezikuar dialogu në tërësi, sepse ai ka kohë që është ngrirë?

Shpresoj që jo. Ndërsa Gjykata Kushtetuese duhet të shikojë nëse këto marrëveshje janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Zonja Lunacek, sa e rrezikon dhuna në Kosovë procesin e afrimit të Kosovës me Bashikimin Evropian?

Kjo me siguri që nuk e lehtëson këtë proces. Por opozitës dhe kryeministrit Mustafa u kam thënë se dialogu duhet të vazhdojë. Kjo është në interesin e përbashkët. Por dialogun nuk e ka lehtësuar aspak as qëndrimi serb dhe sjellja e Serbisë me rastin e kandidaturës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO. Krahasimi i Kosovës sot me atë që ka ndodhur para 11 vitesh, kur u sulmua trashëgimia kulturore serbe, me siguri që nuk qëndron. Krahasimi i Kosovës me ISIS sigurisht është shumë larg marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore. Në përgjithësi, situata nuk është më e mirë tani se sa më parë. Por Kosova dhe Serbia mund të afrohen me BE vetëm përmes dialogut. Me dhunë nuk mund të zgjidhen problemet.

A e kanë dëmtuar zhvillimet e fundit edhe procesin e liberalizimit të vizave?

Pala kosovare më ka njoftuar se në javët e ardhshme do të plotësojë edhe kushtet e fundit për liberalizimin e vizave. Unë shpresoj se Komisioni i BE do t’i japë Këshillit të Evropës dritën jeshile për hapjen e procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Vendimin përfundimtar duhet ta marrin ministrat e brendshëm. Por e them shumë hapur, gjë që ia kam thënë edhe opozitës: me këto pamje të dhunës në parlament do të rrezikohet edhe procesi i liberalizimit të vizave. Sepse krijohet përshtypja se kosovarët janë të dhunshëm. Pas atentateve terroriste në Paris, pamjet e dhunës në Kosovë me siguri që asaj nuk i japin një paraqitje pozitive. Ndaj edhe kam kërkuar dhe kërkoj nga opozita të heqë dorë nga dhuna, sepse kjo dhunë mund të dëmtojë procesin e liberlizimit të vizave. Unë nuk e dëshiroj një gjë të tillë, do të doja që vitin e ardhshëm edhe kosovarët të mund të lëvizin të lirë në BE. Shpresoj se kjo do të ndodhë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Sot përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e Kuvendit funksional, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi

Zgjedhjet e parakohshme dhe mungesa e Kuvendit funksional, marrëveshjet ndërkombëtare mbesin në rrezik implementimi

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Kushtet e vështira të punës, pagat e ulëta e sigurimi shëndetësor, sfidat kryesore të Policisë së Kosovës

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i Aleancës në Gjilan

Sokol Haziri zgjidhet kryetar i Aleancës në Gjilan

Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqipërisë në integrime – më trishton që sot s’është

Ambasadori suedez: Para dy dekadash, Kosova ishte para Shqipërisë në integrime – më trishton që sot s’është

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën që shkon drejt bjeshkëve të Junikut, Komuna del me njoftim për qytetarët

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

Kurti argëtoi pak partinë, Albulena Haxhiut ia përmendi një kallabllëk funksione, Avni Deharit i tha se së shpejti do të jetë “Dehari 3”

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

S’ishte në kongresin e partisë, deklarohet Avdullah Hoti

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Kurti: Opozita vepron nga frika, bllokon çdo vendim dhe bashkohet kundër qeverisjes sonë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si anëtarë të ardhshëm të BE-së: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë

Costa i drejtohet qytetarëve të Kosovës si anëtarë të ardhshëm të BE-së: Po bëhet shumë punë që kjo të ndodhë

Avokatët: Gjykata Administrative do t’i shpejtojë lëndët dhe do të rrisë sigurinë juridike

Avokatët: Gjykata Administrative do t’i shpejtojë lëndët dhe do të rrisë sigurinë juridike

Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Vetëvendosje mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet nominimi i kandidatit për kryeministër

LDK mban sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, pritet nominimi i kandidatit për kryeministër

Nesër përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Nesër përfundon afati për subjektet e reja politike për aplikim për certifikim në zgjedhjet e 7 qershorit

Peci nga Mitrovica i përgjigjet zërave: GUXO nuk është shuar, është më aktive se kurrë

Peci nga Mitrovica i përgjigjet zërave: GUXO nuk është shuar, është më aktive se kurrë

NGA KATEGORIA