Për shkak të gropave të mëdha që janë hapur në “Veternik”, në rrugën për hyrje në Prishtinë, kanë rënë më shumë se 10 vetura në anën e djathtë të rrugës.
Njëri prej atyre të cilëve ka rënë është edhe Besnik Sadiku nga Prishtina, nga lagjja “Tophana”, thotë se ka rënë në hendekun e krijuar, dhe se i është dëmtuar vetura.
Qytetarët e dëmtuar dhe ata që kanë kaluar pa u dëmtuar u bëjnë thirrje shoferëve për kujdes nga gropat./BS/