Dhjetëra të arrestuar për fajde, në mesin e tyre edhe kushëriri i Adem Grabovcit

E publikuar: 22/02/2022 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksion i hershëm i Policisë së Kosovës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka rezultuar me arrestimin e 17 personave të akuzuar për fajde.

Në mesin e te arrestuarve siç mëson Gazeta Insajderi është edhe kushëriri i Adem Grabovcit, Astrit Grabovci.

Të arrestuarit e tjerë nga ky aksion janë : Isa Camaj, Driton Podrimçaku, Valon Kastrati, Astrit Grabovci, Labinot Elshani, Petrit Kastrati, Kismet Krasniqi, Orhan Luka, Alush Bajraktari, Fadil Zhabalaj, Tafil Alimusaj, Astrit Kastrati dhe Besnik e Fidan Mehmetaj.

Sipas Prokurorisë të arrestuarit akuzohen për dhënie të parave me fajde, presion, shtytje, kanosje dhe vepra të ngjashme që lidhen me këtë vepër penale.

Nga ky aksioni policia ka konfiskuar rreth 50 mijë euro parave të gatshme.