Dhjetë profesorë ndërkombëtar i drejtohen me letër të hapur UNESCO-s për Kosovën (Dokument)

E publikuar: 04/11/2015 12:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me nismën e Institutit RIDEA, dhjetë profesorë ndërkombëtar të shquar në fushat e tyre të dijes dhe nga universitete me renome nga bota perëndimore, i janë drejtuar me një letër të hapur Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s, rreth anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Konferenca e Përgjithshme është organi përgjegjës që do të marrë vendimin përfundimtar rreth anëtarësimit të Kosovës, duke vepruar në vijim të rekomandimit pozitiv të Bordit Ekzekutiv.

Kërkesa e profesorëve është e thjeshtë dhe e qartë: Republika e Kosovës meriton të anëtarësohet si anëtare fuqiplotë dhe me të drejta të plota në UNESCO.

Siç mund të shihet nga letra, e drejta e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, mbështetet në fakte dhe argumente të pamohueshme juridike dhe politike. Gjithashtu, letra vë theksin te karakteri universal i nocioneve të arsimit dhe të shkencës, si dhe te fakti se UNESCO do të përmbushte mandatin e saj të plotë vetëm duke zgjeruar shtrirjen e saj, si dhe, në këtë kontekst, duke i ofruar Kosovës vendin e saj të natyrshëm në këtë organizatë dhe përfitime të shumta në sferat e arsimit, të shkencës dhe të kulturës.

Në mesin e profesorëve që e kanë nënshkruar është edhe Marc Weller.

Letrën e plotë mund ta gjeni më poshtë:


/indeksonline/