Mire se vini ne boten magjike të YouTube ku çdo gjë është me klikime dhe çdo klikim sjell para.
Njihuni me 10 personat më të çuditshëm që përmes çudisë se dukjeve të tyre ose shprehive kanë fituar shume para, kjo tregohet ne baze te klikimeve ne YouTube.
Curvy Mikel Ruffinelli ka kofshët më të mëdha në botë. Asaj vërtet i duhen paratë sepse si në aeroplan ashtu edhe në tren asaj i duhet të paguajë dy bileta. Nëna e katër fëmijëve thotë që nuk e ka ndërmend të humb peshë pasi që ajo në you tube vlen 96.695 dollarë.
Thin Michele Koebke ka zvogëluar belin e saj nga 60cm deri në 49cm duke veshur një korset çdo ditë për tre vite. 24-vjeçarja Berlinase ka thënë se do të mbajë korset deri kur të arrijë në 38 cm pasi ajo dëshiron të duket si idoli i saj, amerikania Cathie Jung. Youtube: 81,749 dollarë
Kajol Khan është një vajzë indiane 8-vjeçare e cila shokët më të ngushtë i ka gjarpërinjtë edhe pse është kafshuar nga një gjarpër. Khan dëshiron të bëhet si babai i saj, të zë gjarpërinjtë me dorë, pastaj kush thotë se asaj i duhet të punojë kur të rritet me këtë rang të klikimeve. Youtube:88.852 dollarë.
Modelja më e gjatë në botë Elisany da Cruz Silva më në fund ka gjetur dashurinë e jetës së saj. Dashuria me të vërtetë që nuk ka kufi. Youtube: 74,379 dollarë.
Njihuni me njeriun nga India, Pakkirapp Hunganundi, i cili ha balte dhe tulla dhe thotë qe atij aspak nuk i krijon probleme në shëndet varësia dhe shprehia e tij. You tube: 21,574 dollarë.
Simon and George Cullen janë binjakët që kanë veti vampirësh. Ata pos që kane dhëmbë të mprehtë dhe janë shumë të zbehtë, assesi nuk guxojnë të rrinë në diell dhe as te djersijnë sepse lëkura e tyre fillon behet me flluska. Përndryshe ata kane nje jete normale. You tube: 46,158 dollarë.
Piyah Martell vajza tranvestite që lindi në Kaliforni dhe e dinte nga mosha e hershme se ajo ishte një grua në trup të mashkullit, pos që ec në duar ajo edhe ka një zë të mrekullueshëm. You tube: 25.186 dollarë, transmeton mapo.al
Charlotte Garside është vajza më e vogël në botë dhe është vetëm 7 vjet dhe peshon sa një lepur, vetëm 9 kilogramë. Charlotte mundohet të ketë jetë normale dhe shkon në shkollë, ajo gjithashtu ka kujdesin dhe dashurinë e familjes nga prindërit dhe motrat e saja. You tube:30.870 dollarë.
Njihuni me çiftin më të çuditshëm në botë. Ata i pëlqejnë aq shumë vampirët sa që kane vendosur të sillen si ata. Çifti anglez pinë gjakun e njëri-tjetrit dhe hanë mish të gjallë. Shpresojmë që hobin e tyre do ta mbajnë për veten e tyre. You tube:8918 dollarë.
Kanadezja Winni Harlow është modele e cila njihet për sëmundjen e lëkurës se saj që quhet Vitiligo që e ka nga mosha 4-vjeçare.
Ajo u be zëdhënëse e kësaj sëmundje dhe dëshmoi që sëmundja asnjëherë nuk mund t’ia ndalon karrierën e modelizmit dhe mënyrën e jetesës. You tube: 14.000 dollarë.