Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Sardegna të Italisë. Një vajzë e re u paraqit në spital me dhimbje të forta barku, pa e ditur se ishte shtatzënë
Pak më vonë një 18 vjeçare nga Catania, e cila prej disa kohës qëndronte në Sardegna për të studiuar, solli në jetë një fëmijë.
Vetëm pak çaste para se të vizitohej, ajo shkoi me shpejtësi në banjë, ku brenda pak minutave solli në jetë fëmijën e saj.
Menjëherë më pas ekipi mjekësor i dha ndihmën e nevojshme të resë dhe fëmijët, të cilët që të dy gëzojnë shëndet të plotë.
Foshnja lindi plotë 3 kilogramë. E reja tha para mjekëve se as nuk e dinte se ishte shtatzënë, dhe ato pak kilogramë që kishte shtuar dyshonte se i kishte prej shtimit të ushqimit.