Dhërmia më afër, Edi Rama publikon fotografitë e tunelit që shkurton rrugën deri në jug

E publikuar: 27/01/2022 15:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për hapjen e tunelit të Llogarasë, i cili do ta shkurtojë rrugën për në jug të vendit.

Rama ka shkruar në Facebook se janë hapur të dyja hyrje-daljet e tunelit të Llogarasë dhe puna po vazhdon pa u ndërprerë.“Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar ka publikuar edhe pamje nga hapja e tunelit.Nga rreth 55 minuta kohë që merr aktualisht rruga në Qafën e Llogarasë, pas ndërtimit të tunelit do të marrë 7-10 minuta.

Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna😍🏗👷🏼Kantieri i Tunelit të Llogarasë sot, ku janë hapur të dyja hyrje-daljet dhe vijon papushim puna😍🏗👷🏼#ShqipëriaeArdhmjaJonë☀️🇦🇱
#SkaKohëPërPushim🏃‍♀️🏃🏻‍♂️