Dhëndrri i politikanit shqiptar nga Shkupi i vrarë si pjesëtar i ISIS-it

E publikuar: 07/12/2016 21:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëmarrja e rreth 500 shqiptarëve në luftrat në lindjen e mesme si pjesëtar të ISIS-it është e konfirmuar edhe nga institucionet ndërkombëtare që i ndjekin zhvillimet në atë pjesë të planetit. Në mesin e këtyre 500 shqiptarëve ka edhe disa nga Maqedonia, disa prej të cilëve edhe kanë humbur jetën ose janë vrarë në frontin e luftës.
Personi S. A nga Shkupi është në mesin e shqiptarëve nga Maqedonia që para disa muajve është vrarë në Siri si anëtar i ISIS-it. I njejti ka qenë edhe lidhje miqësore me bartësin e listës së Partisë Lëvizja Besa, Afrim Gashi, më saktësisht dhëndër i të njëjtit.
 Maqedonia është vendi i cili ka miratuar ligj që sanksionon pjesëmarrësit dhe nxitësit për të marrë pjesë ne luftërat që zhvillohen në lindjen e mesme duke u bashkangjitur vendeve që u reshtuan dënimit të këtyre grupeve ekstreme./tetovapuls