Një dhëndër nga Turqia donte të bënte shaka në momentin e kurorëzimit, por nuk i doli ashtu siç e kishte menduar.
Gjatë ceremonisë së kurorëzimit, kur ofiqari e pyeti nusen Dilek Berberler se a e pranon për burrë Isamil Ustunan, ajo është përgjigjur me “po”, transmeton Koha.net. Pastaj, ofiqari pyeti edhe dhëndrin se a e pranon për grua Dileken, ai bëri shaka duke u përgjigjur me “jo”, dhe kjo e zemëroi shumë ofiqarin.
Ofiqari është befasuar me këtë përgjigje dhe duke lëshuar sallën tha “le të bëjë shaka me dikë tjetër” dhe i uroi Ismailit në mënyrë ironike.
Megjithatë, në fund ofiqari është kthyer në sallë dhe e martoi këtë çift të ri.



















