Qeveria e Kenias dogji 105 ton fildish, sasia më e madhe e dhëmbëve të fildishtë në histori, për të treguar vendosmërinë e saj në mbrojtjen e kafshëve.
Sipas zyrtarëve kenianë, dhëmbët e fildishtë që u dogjën i përkisin 8000 elefantëve dhe 343 rinocerontëve dhe vlera e tyre në tregun e zi është rreth 170 milionë dollarë.
Kenia ka nisur prej vitesh nëj fushatë të ashpër për të mbrojtur kafshët, sidomos speciet që vriten në mënyrë të jashtëligjshme për fildishin e tyre. Autoritetet thonë se nëse llogaritet vlera që fauna dhe flora e vendit sjell në kuadër të turzimit, një elefant siguron 76 herë më shumë fitime se sa shitja e dhëmbëve të tij prej fildishi në tregun e zi.
Preidenti i Kenias, Uhuru Keniata, ishte ai që i që i vuri flakën fildishit. Ai tha se brezi i ri i gjuetarëve të jashtëligjshëm po përdorë armë moderne dhe lidhja të ngushta me tregjet në botë, po kërcënojnë mbijetësën e elefantëve.
Ai u zotua se lufta ndaj këtij fenomeni negativ do të vazhdojë për të garantuar jetëgjatësinë e këtyre specieve. Por kritikët e djegies së fildishit thanë se kjo thjesht do të rrisë çmimin e këtij malli në tregun e zi dhe njkohësisht edhe gjuetinë e jashtëligjshme.
/ Top Channel