Dezinfektohet Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

E publikuar: 12/03/2020 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Prishtinës ka vendosur ta dezinfektojë Stacionin e Autobuseve në kryeqytet

“Konform vendimit të Kryetarit Shpend Ahmeti, dezinfektimi i hapësirave dhe pajisja me mjete mbrojtëse janë masat e aplikuara për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit!

Kujdesi i shtuar në këtë situatë na ndihmon të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, njofton Komuna e Prishtinës.

Dezinfektimi i kësaj hapësire u bë pas dezinfektimit të autobusëve urban që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës.

Këto masa vijnë pas shpalljes së koronavirusit si pandemi globale nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.