Dezinfektohen xhamitë në Prishtinë

E publikuar: 17/03/2020 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ka nisur dezinfektimi në të gjitha xhamitë në Prishtinë, shkaku i gjendjes së krijuar nga koronavirusi.

Kryetari i Këshillit të Prishtinës, Hetem Sopjani, ka thënë se qysh nga mëngjesi kanë filluar të dezinfektohen të gjitha xhamitë.

Sopjani ka thënë që pritet që nesër të përfundojë e gjithë procedura.

Ndryshe, BIK ka pezulluar ceremoninë e faljeve në të gjitha xhamitë e Kosovës.