Deutsche Welle: Presidenti i zgjedhur me forca policore e snajperistё në parlament

E publikuar: 28/02/2016 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hashim Thaçi vjen nё krye tё shtetit, kur ky duket mё i pёrçarё se kurrё. Nёse ai nuk ia del t’i nxisё forcat politike pёr kompromise, kaosi ёshtё i paraprogramuar, mendon Vilma Filaj-Ballvora.

Nuk ёshtё ogur i mirё pёr njё vend, kur zgjedhja e presidentit eklipsohet prej protestёs masive: forca policie dhe snajperistё rreth godinёs parlamentare, gazlotsjellёsi i opozitёs nё sallёn plenare dhe rrugёt e mbushura me protestues qё duan ta parandalojnё kёtё zgjedhje. Kёtё imazh ofroi Kosova nё ditёn qё Hashim Thaçi, deri mё tani kryetar i partisё mё tё madhe popullore PDK, ish-kryeministёr dhe aktualisht ministёr i Jashtёm, u zgjodh pёr postin mё tё lartё tё shtetit. Ish-udhёheqёsi i UҪK i cilёsuar si hero popullor dhe kryeministёr i pavarёsisё pёr njё dekadё ka luajtur fijet e politikёs nё Kosovё. Bilanci ёshtё pёr fat tё keq i zymtё: shpёrthime dhune, konflikt serbo-shqiptar ende i pazgjidhur, krime lufte tё pazbardhura, korrupsion galopant, varfёri e skajshme, emigracion masiv.

Thaçit do t’i duhet gjithashtu ta pёrfaqёsojё Kosovёn nё kohёn kur frontet pozitё opozitё janё tё ngrira dhe Kosova faktkisht qё pas zgjedhjeve parlamentare mё 2014 duket se nuk mund tё qeveriset. Parlamenti pёr muaj ёshtё paralizuar prej tri partive tё opozitёs. Partia mё e madhe opozitare Vetёvendosja, qё kundёrshton pavarёsinё e kushtёzuar, dialogun me Serbinё dhe tё drejtat pёr mё shumё autonomi tё serbёve nё Kosovё, pёrdor gazin lotsjellёs si mjet pёr arritjen e qёllimeve tё saj. Qysh nga janari pёrmes protestave masive nё rrugё Vetёvendosja, AAK dhe Nisma synojnё tё imponojnё zgjedhjet e parakohshme. /Deutsche Welle