Detyronte të tjerët të kërkojnë lëmoshë, arrestohet i dyshuari

E publikuar: 29/09/2017 09:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i cili kishte detyruar disa persona të kërkojnë lëmoshë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka shfrytëzuar persona të ndryshëm për punë të detyruar dhe kërkim lëmoshe. Si viktima të trafikimit janë identifikuar tre meshkuj K/Shqiptarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.