Detroit në play-off, Washington mbetet jashtë

E publikuar: 09/04/2016 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Detroit Pistons në play-off ndërsa Washington Wizards mbetet jashtë. Mbrëmja e Nba përcaktoi të tjera verdikte përsa i përket skuadrave të kualifikuara në fazën finale të këtij sezoni. Në Michigan Detroit Pistons arriti një fitore të madhe ndaj Washington Wizards duke siguruar pjesëmarrjen në play-off pikërisht në dëm të skuadrës kryeqytetase që tashmë është edhe matematikisht e eliminuar. Për t’u ngjitur në vendin e 7-të të Konferencës së Lindjes formacioni i trajnerit Stan Van Gundy fitoi me shifrat 112-99, falë edhe paraqitjes fantastike të Reggie Jackson që koleksionoi në total 39 pikë 9 asiste dhe 4 rebound.

Në Konferencën e Perëndimit vijon momenti magjik i Dallas Mavericks, që kaloi me rezultatin 103-93 Memphis Grizzlies në American Airlines Center dhe tashmë është pratkisht e kualifikuar në play-off. Për të ndihmuar skuadrën teksane të arrinte fitoren e 6-t radhazi mendoi dyshja e përbërë nga Nowtizki dhe Anderson me këta dy basketbollistë që realizuan në total 40 pikë.

Kobe Bryant realizoi 14 pikë kur na ndajnë vetëm pak ditë nga lamtumira e tij nga Nba, ndërsa D’Angelo Rusell shtoi 32 pikë të tjera të pamjaftueshme gjithsesi për Los Angeles Lakers, pasi skuadra kaliforniane u mposht në Louissiana nga New Orleans Pelicans me shifrat 110-102.

Humbet sërish San Antonio Spurs, me skuadrën e Gregg Popovich që u thye në Colorado nga Denver Nuggets me rezultatin 102-98.