Detaji provokues në veshjen e kryeministrit Rama

E publikuar: 26/09/2017 15:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr sërish sot vëmendjen me paraqitjen e tij, pasi në xhaketë mund t’i vëreje lehtë një yll me pesë cepa.

Ndërkohë në mbledhjen e parë të qeverisë së re “Rama II”, kryeministri mbante dy yje, një të kuq dhe një të zi, me të cilat përfaqësonte ngjyrat e flamurit.

Kësaj here ylli në xhaketën e kryeministrit ishte i verdhë, i konsideruar si simbol i komunizmit.

Nuk dihet nëse kryeministri e ka zgjedhur për t’i “provokuar” demokratët, të cilët kanë ndërmarrë një nismë për të paraqitur në Kuvend një projektligj që do dënonte simbolet e komunizmit, apo është si gjithmonë një detaj që e bën atë të veçantë nga të tjerët.

Kryeministri Edi Rama tërheq gjithmonë vëmendjen me detajet në veshjet e tij.