Detaje të reja: Si u rrëzua nga pushteti Nexhat Daci (Video)

E publikuar: 12/01/2017 22:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në emisionin “Komiteti Qendror” – i drejtuar nga Leonard Kerquki dhe Shpend Limoni – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, politologu Ramush Tahiri, ka folur për detajet e pathëna deri më tani për shkarkimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.

Tahiri, i cili ishte këshilltar i Dacit, ka treguar se nismë e mosmarrëveshjeve të para të ish-kryetarit të Kuvendit me ndërkombëtarët kanë qenë disa kërkesa, për të cilët politologu ka thënë se kërkonin që varrimi i Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të mos bëhej me ceremoni shtetërore.

Pas vdekjes se presidentit Rugova, Tahiri ka thënë se ish-shefi i UNMIK’ut, Soren Jessen-Petersen i kishte thënë se kushtetuta nuk e lejonte që Daci të zëvendësonte presidentit Rugova pas vdekjes.

Tahiri ka shtuar se ndërkombëtarët nuk dëshironin që Daci të zëvendësonte presidentin Rugova.

Politologu ka treguar se shkarkimi i Dacit nga pozita e kryetarit të Kuvendit u bë nga kryesia e atëhershme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas ardhjes së Fatmir Sejdiut në krye të kësaj partie. /Express/