Detaje të reja nga ‘Meta në SPAK’: Prokuroria kërkoi informacion nga SHBA

E publikuar: 08/11/2023 23:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetarja Klodiana Lala duke folur në “Open” ka zbuluar detaje lidhur me vizitën e ish-Presidentit Ilir Meta në SPAK, ditën e sotme.

Lala u shpreh se Meta është paraqitur në SPAK sot në cilësinë e personit që ka dijeni lidhur me aferën CEZ-DIA.

Ajo zbuloi se SPAK po heton rreth rolit të kryetarit të Partisë së Lirisë për këtë çështje, ndërsa u shpreh më tej se prokuroria ka kërkuar informata përmes një letërporosie nga SHBA për këtë çështje, por edhe hetime të tjera që lidhen me ish-Kreun e Shtetit.

“SPAK e ka thirrur Metën për të dytën herë lidhur me aferën CEZ-DIA, çështje e nisur në vitin 2019. Meta është pyetur sot në cilësinë e deklaruesit. Kjo do të thotë se SPAK ende nuk e ka regjistruar Metën si person i cili është i pandehur apo nën hetim, por po heton rreth rolit të tij.

U janë drejtuar edhe SHBA-ve për informacion me letër porosi për të kërkuar të dhëna lidhur me këtë çështje dhe hetime të tjera që po kryhen rreth Ilir Metës. Nëse Meta merr cilësinë e të pandehurit ndryshon edhe fletë thirrja kur merret në pyetje. Në rastin konkret Meta është person që ka dijeni”, zbuloi ajo mes të tjerash.